Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ripërsëritur të shtunën qëllimin e qeverisë turke që t’i kërkojë parlamentit të vendit që të shqyrtojë kthimin e dënimit me vdekje si ndëshkim për komplotistët e puçit të dështuar ndaj tij në korrik.
“Qeveria jonë do ta çojë në parlament. Unë jam i bundur se parlamenti do ta aprovojë atë, dhe kur ai të vjen para meje, unë do ta ratifikoj atë”, ka thënë Erdogan, në një ceremoni inaugurimi në Ankara, raporton AFP.
“Së shpejti, së shpejti, mos keni merak. Do të ndodhë shumë shpejt, dashtë Zoti”, ka thënë ai, teksa turmat bërtisnin: “Duam dënimin me vdekje!”, transmeton Gazeta Express.
Ndëshkimi me vdekje është hequr në Turqi në vitin 2004, teksa vendi synonte të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.
Pas puçit të dështuar për rrëzimin e Erdoganit në korrikun e këtij viti, numri një i Turqisë ka kërcënuar se do të kthejë dënimin me vdekje për të ndëshkuar puçistët, duke tronditur udhëheqësit e BE’së.