Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot kumtoi planin për rrënimin e Qendrës kulturore Ataturk në Stamboll, e cila është emëruar sipas themeluesit të Turqisë moderne sekulare, Mustafa Kemal Ataturk.
Kritikët konsiderojnë se hapi i tillë paraqet edhe një tentim të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit për ta rrezikuar sekularizmin.

Ky është tentimi i dytë i Erdoganit për ta rrënuar Qendrën kulturore Ataturk (AKM), pasi që planin paraprak për të ndërtuar qendër të re kulturore në afërsi të sheshit Taksim shkaktoi protesta masovike kundër partisë së tij.
Projekti parasheh ndërtimin e operës, sallës teatrale, qendrës konferenciale dhe kinemasë në afërsi të parkut Gazi, “epiqendra” e protestave të vitit 2013. Para katër viteve Erdogan dëshiroi të ndërtojë replikë të kazermës otomane në lokacionin e njëjtë.

“Turqia e sotme fillon diçka që është dashur ta bëjë para 10 viteve”, deklaroi Erdogan në ceremoninë në të cilën e paralajmëroi fillimin e projektit.
Erdogan, i cili ishte prefekt i Stambollit në vitet e 90-ta, gjatë kohë është angazhuar që AKM-në ta zëvendësojë me objekt tjetër, duke pohuar se ndërtesa nuk është rezistuese ndaj tërmeteve. Qendra është e mbyllur për opinionin në dhjetë vitet e fundit për shkak të mospajtimeve lidhur me ripërtëritjen e saj dhe infrastrukturës.
Kundërshtarët, ndërkaq, konsiderojnë se rrënimi i planifikuar është dëshmi shtesë se Erdogani, i cili është besimtar i fuqishëm mysliman, dhe partia e tij, dëshirojnë ta heqin rendin sekular të cilin e vendosi Ataturku në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar dhe ta pakësojë rëndësinë e tij në jetën publike.