Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të vazhdoj t’i thërras vendet evropiane ‘mbetje të nazistëve dhe fashistëve’ nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e deritanishme në drejtim të Turqisë.
 

“Ata nuk i lejojnë ministrat e mi të iu flasin turqve në Evropë për referendumin. Kur referendumi i 16 prillit të vjen ne do të vendosim, çdo gjë ka një çmim”, ka thënë Erdogan, transmeton lajmi.net.

Erdogan ka sulmuar vendet evropiane duke përfshirë Gjermaninë, në fushatën për referendumin, duke i akuzuar ata për përdorimin e ‘taktikave të ngjashme për nazistë’ për shkak të ndalimit të ministrave turq që të flasin në mbledhjet e votuesve turq në qytetet evropiane.