Bashkimi Evropian (BE) i duhet Turqisë më shumë se sa anasjelltas” tha të enjten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me anëtarësimin e plotë të Ankarasë në bllo.kun e fuqishëm.

“Turqia vazhdon rrugën e saj vazhdimisht pavarësisht nga ata që përpiqen ta përjashtojnë atë nga familja evropiane” tha Erdogan në një takim ekonomik.

Turqia aplikoi për t’u bashkuar me atë që dikur ishte Bashkësia Ekonomike Evropiane në vitin 1987.

Në vitin 1997 u shpall e pranueshme për t’u bashkuar me BE. Bisedimet për pranimin e saj filluan në vitin 2005. Por procesi u zv.arrit në vitin 2007 për shkak të kun.dërshtimeve të ngritura nga administrata greke qipriote si dhe nga Gjermania dhe Franca.