Në suaza të seancës së 17-të të Kuvendit të RM, deputetët e verifikuan mandatin e deputetit nga rradhët e Lëvzijes Besa, Nexhmedin Karajmani, që vjen në vendin e Bilal Kasamit.

Me shumicë votash, Kuvendi e emëroi Anita Angellovska-Bezhovska për zëvendës guvernatore të Bankës Popullore të RM, e cila vjen me propozim të guvernatorit Dimitar Bogov. Angellovska-Bezhovska nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka punuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington, në sektorin e Evropës dhe politikave fiskale, ku ka marrë pjesë në më shumë misione të FMN-së në vendet anëtare.

Në seancën e sotme me 98 vota ‘për’ dhe asnjë votë ‘kundër’ për anëtar të ri të KSHZ-së u zgjodh Ermira Asani-Salija, si propozim i partisë Lëvizja Besa./Telegrafi/