I dënuari për dhunim dhe vrasje të një vajze 7 vjeçare në Iran, është ekzekutuar në publik.

Videoja amatore e ekzekutimit të 42 vjeçarit, Esmail Jafarzadeh, është transmetuar nga televizioni shtetërorë i Iranit, transmeton REL.

Jafarzadeh është varur në sheshin kryesor, në qytetin veriperëndimorë të Parsadab-it, në provincën Ardebil.

Sipas raportit televiziv, “disa mijëra” persona, përfshirë edhe fëmijë e kanë ndjekur ekzekutimin, derisa disa të tjerë edhe incizonin me telefon pamjet.

Sipas Amnesty International, Irani prinë në listën e vendeve që ekzekutojnë njerëz.