Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në profilin e saj në Facebook shënoi një status në lidhje me shënimin e 25 vjetorit të Republikës së Maqedonisë.

“25 vite me vone:

– Maqedonia me Qeveri teknike;

– Kontestet me fqinjet te pazgjidhura;

– Akomodimi i konfliktit dhe avancimi i kornizes se te drejtave politike te shqiptareve i cunguar;

– Institucione demokratike te brishta dhe jofunksionale;

– Ekonomia e tregut e kapur nga oligarket dhe te perzgjedhurit e pushtetit;

– Partia mbi shtetin, demokracia nen partine;

Gezuar i qofte partise, se shteti ka akoma pune, fillimisht per t’u pavaresuar nga partia, pastaj per t’u bere demokraci me vete.”, ka shkruar deputetja Ermira Mehmeti./tetovasot