Ermira Mehmeti 

1. Te gjitha portaleve dhe gazetareve qe kerkojne me cdo kusht te prodhojne lajm aty ku nuk ka, dhe qe i japin vetes te drejten morbide qe t’i diktojne dikujt a te ndjeje dhembje ose jo per humbjen e dikujt (e do te duhej qe njerezisht te shprehnin ngushellim), mundem vetem t’u them, ‘vaj me det ne cfare derexhe e keni sjellur kuptimin e fjales se lire!’

2. Bota i aplaudoi Presidentit Obama sepse qau teksa po fliste per nevojen per masa te mprehta ekzekutive per te ndaluar me urgjence dhunen me arme qe ka marre mbi 100.000 jete njerezish ne dhjete vjecarin e fundit ne SHBA. Nuk me rastisi te lexoj ndonje tekst morbid qe t’i tregonte z. Obama a duhet ose jo ta qaje vrasjen e dikujt qe mund ta kete njohur edhe personalisht!

3. Provimi im i noterise eshte nje ceshtje teresisht private e imja, te cilen nuk e ndalon ndonje ligj dhe as ndonje rregullore. Per me shume, nuk ka as konflikt interesi dhe as ndonje norme e cila e ndalon dhenien e provimit te noterise per nje deputet ose funksionar tjeter publik. Nuk me ka rastisur te degjoj ndonjehere qe me shume dije te jete me e demshme per nje individ ose per ndonje shoqeri. Por, ne realitetin tone te cilin e karakterizon nje tendence bizare per te deformuar cdo te vertete, ja qe ndodh edhe kjo.

4. Ne emer te parimit te fjales se lire, te cilin e besoj dhe per te cilin angazhohem dhe do te angazhohem gjithmone, apeloj tek te gjithe gazetaret per me shume korrektesi ne krijimin e lajmeve. Sepse, vija qe ndan fjalen e lire nga fjala e lige eshte shume e holle dhe tejkalohet me lehtesi, nese nuk jemi te ndergjegjshem.

ermira dui