Premiera “Dear Albania” e Eliza Dushkut, në televizionin World Channel PTV

Dokumentari “Dear Albania”, i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u shfaq premierë në televizionin World Channel PTV, me 217 milionë shikues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rrjetin social Facebook, aktorja Dushku i ka bërë ftesë të gjithë fansave të saj të ndjekin premierën e dokumentarit “E dashur Shqipëri”.

“Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, është shprehur Dushku për dokumentarin.

Aktorja ka pohuar se kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se askush nuk di shumë për këtë shtet, që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Në rrjetin social Facebook, Eliza, falenderon edhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin në realizimin e këtij dokumentari. Ati ynë, Filip Dushku, i cili ka lindur në Boston, tregon ajo, në profilin e saj për këtë dokumentar, një brez nga të parët shqiptaro-amerikanë, në Amerikë, e ka përdorur gjuhen shqipe për të folur për ndjenjë të vogël, e të padukshme, që të ngacmon shumë herë, dhe në përgjithësi për rrënjët e tij shqiptare. “Ai, nuk fliste anglisht në shtëpinë e tij, ai dhe familja e tij, luftuan si emigrantë të paktë në Bostonin e Jugut në vitet 1940 dhe ‘50, kur erdhi në Amerikë, për një jetë më të mirë . Në një kohë, kur njerëzit kur vijnë në Amerikë kanë tendencë t’i shmangen asaj që ata nuk e kuptojnë – ruajtjes së identitetit të tyre -origjinës prej nga vinë”, shprehet aktorja. Ajo shton se me shfaqjen e këtij filmi dokumentar, nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 për qind e shtëpive amerikane.

““DearAlbania” dokumentar i vend-origjinës tonë, shkruan ajo në statusin e saj, ne i mbajmë kokat tona lartë dhe krenar, për të treguar sepse jemi në gen dhe të përjetshëm shqiptaro  amerikanë”, citon aktorja. Në fund aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, në statusin e saj në Facebook, shkruan edhe dy fjalë shqip: “Faleminderit – Faleminderit, shumë!, Ju lutemi të kënaqeni me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, dhe të ktheheni këtu në statusin tim në Facebook dhe na tregoni se çfarë ju frymëzoi ose ju emocionoi më shumë !”. Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani.

elizaeliza dushku