Gjatë javës së parë të operacionit më të madh statistikor, janë regjistruar gjithsej 32.752 njerëz nga diaspora, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

ESHS thekson se e monitoron procesin në baza ditore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë.

Siç theksojnë në kumtesë problemi i mosmarrjes së një mesazhi kthimi në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetëregjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar.

“Numri i regjistruesve po rritet çdo ditë. Këtë javë janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora. Mërgimtarët mund të regjistrohen vetë deri në 21 prill”, theksohet në kumtesën e ESHS.