Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar qeveritarët për problemet në arsim. Arben Taravari ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku i ka kërkuar partive në pushtet që t’i japn fund ndërhyrjeve në sistemin arsimor të vendit. Taravari ka thënë se figura e arsimtarëve shpesh është bërë viktimë e menyve partiake, duke e kthyer shkollën në një vendtregtim të trishtuar.

ARBEN TARAVARI

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të kushteve të arsimtarëve, që t’i largojnë duart e partisë dhe preferencat e pushtetit nga shkolla dhe mësimdhënësit”

Mësuesit duhet të kenë autonomi absolute në trajtimin intelektual e pedagogjik të nxënësve të tyre. Pagat e tyre duhet të jenë më të larta, sepse ata kanë një vend të veçantë në shoqëri dhe një vend të rëndësishëm mirënjohjeje që zgjat gjithë jetën”

Taravari ka thënë se e shfrytëzojnë 7 marsin për dërguar mesazhin se rreshtohen në krah të mësuesve për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, të cilat preken dhe cenohen shpesh nga vendime e veprime të diktuara nga pasioni politik dhe jo nga rezoni intelektual.

Ai ka thënë se shkarkimet dhe emërimet e tyre, denigrimet dhe sulmet ndaj tyre, disa herë të shoqëruara me dhunë fizike, përballë një pushteti që hesht, përbën një skandal të trishtuar, faturën e të cilit e paguajnë fëmijët tanë.

ARBEN TARAVARI

“Ne gjykojmë se asgjë nuk është më urgjente sesa konsolidimi i një sistemi arsimor të mirë. Arsimi është në rrezik dhe ky është një alarm që nuk zgjidhet me asnjë vaksinë nëse shteti nuk ndërhyn”

Ne jemi të sigurt se thirrjes sonë i bashkohen qindra e mijëra prindër, të cilët pavarësisht gjuhës, fesë ose kombit janë të gjithë të përkushtuar ndaj ndryshimit të statusit të arsimtarëve, të cilëve duhet t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur…Respektoni mësuesit sot që nesër të jeni krenarë për fëmijët tuaj”

Taravari ka uruar që në 7 Marsin tjetër të kenë më shumë arsye për të uruar sesa fakte për të denoncuar, ndërsa ka bërë thirrje për të qenë të vetëdijshëm për faktin se një mësues ka në dorë edukimin e shtetit. /SHENJA/