Në Gjykatën Penale për sot është caktuar debati kryesor për rastin “Magjar Telekom”. Për seancën e sotme janë ftuar edhe dëshmitarë.

Ish personat udhëheqës të akuzuar nga “Magjar Telekomi” Atilla Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët mbajtën pozicione kyçe në Telekomin e Maqedonisë, gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e rendit. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Seanca e parë për këtë rast u mbajt në vitin 2011 dhe deri në fund të vitit 2014 u caktuan gjithsej 8-të seanca të cilat janë shtyrë sepse të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm.