Është drithë, perime e gjelbër, pemë… është hikërrori, ilaç për gjithçka

Hikërrori është një ushqim i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm, që duhet ta konsumojmë sa më shpesh. Në kuzhinë është konsideruar si lloj i drithit, por kjo është e gabuar. Sipas botanikës, ju takon perimeve të gjelbra,e nganjëherë cilësohet edhe si pemë. Gjethet e saj kanë aromë, përshkohen edhe nga bletarë, e më pas prodhojnë mjaltë me ngjyrë të errët dhe aromë të fortë. Ky lloj i mjaltit ka shumë veti shëruese. Hikërrori tretet lehtë, është përplot me vitamina B dhe shumë veti tjera shëruese.
Me bluarjen e kokrrës së saj do të fitoni miell nga i cili mund të përgatitet mjaltë, pjekurina të ndryshme, e sidomos petullat janë shumë të hijshme dhe të shëndetshme nga ky lloj i miellit. Hikërrori nuk përmban gluten, kështu që personat që janë alergjikë në të pa problem mund të kënaqin në gjellët me hikërror. Hikërori shpesh përdoret edhe si zëvendësim për oriz ose përgatitet si bollgur.
– Pakëson nivelin e sheqerit në gjak, e shëndetshme për diabetikët, nuk përmban gluten, shëron personat nga alergjitë, kujdeset për shëndetin kardiovaskular, është e pasur me minerale, përmban fosfor, magnez, hekur, zink, bakër dhe mangan. Është e pasur me fibra dietale, përmban 8 aminoacide esenciale, flavonoiude, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, pakëson rrezikun për kancer.