Sot rreth orës 11:00 në Malin Sharr është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli. Viktima identiteti i të cilit ende nuk dihet, është vërejtur nga një grup alpinistësh që janë nisur për në Majën e Titos në Sharr, në mes të rrugës nga fshati Vicë për në Kobilicë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, të cilët, për Alsat janë shprehur se hetimi është në vijim e sipër, ndërsa para pak kohe nga Shkupi është nisur edhe helikopteri me ekipin e hetuesve dhe mjekun ligjor.

Ende nuk ka të dhëna se kush mund të jetë tanimë i ndjeri që ka humbur jetën në Malin Sharr. Përndryshe, muaj më parë, në Sektorin e Punëve të brendshme të Tetovës. Është lajmëruar si i humbur në malet e Sharrit, një vizitor nga Spanja, por zyrtarisht ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person apo ndonjë person tjetër. Nga Ministria e Punëve të brendshme, pritet që të dalin me të dhëna më konkrete në orët sonte të mbrëmjes.