Me vendimin e Ministrisë së Kulturës është shkarkuar drejtori i Institucionit të festivalit kombëtar “Vera e Ohrit”, Oliver Arsovski, bën të ditur “OhridNews”.

Në vend të tij në funksion është emëruar Suzana Vrencovska nga radhët e të punësuarve e cila deri tani ishte zëdhënëse e manifestimit.

Informatën në mënyrë jozyrtare e kanë konfirmuar burime nga Institucioni për “Ohrisnews”.

Jozyrtarisht, Mkd.mk shkruan se shkaku i shkarkimit të Arsovskit ka qenë dyshimi për parregullsi në punën e tij, për parregullsitë në furnizime dhe marrëveshje për angazhimin e honorarëve.