Gazetari Dragan Pavllovski Latas, i cili është i dyshuar për fshehje tatimi në lëndën e PSP-së “Total”, siç informoi mbrojtja e tij, për shkaqe personale dhe familjare nuk mori pjesë në seancën e sotme. Mbrojtja e latasit për pamundësinë e tij për të marrë pjesë, para Gjykatës parashtroi dëshmi nga klinika.
Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska, për shkak të mungesës së kushteve, debatin kryesor e shtyu për më 30 mars.
Prokurori special publik, Ljubomir Late kërkoi nga Gjykata të konfirmohen edhe seanca të reja shtesë, për, siç tha, organizim më të lehtë rreth rastit, për çka Gjykata caktoi gjykim për më 11 dhe 23 prill.
Gazetari Dragan Pavllovski-Latas është i dyshuar për fshehje tatimi si pronar dhe udhëheqës i ndërmarrjeve të amrketingut dhe shërbimeve këshilluese “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamkas” dhe

“Total Media Centar” SHPKNJP Shkup dhe ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridik, me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë parashtruar të dhëna të rrejshme. personat juridik e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.