Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksander Kiracovski nga Manastiri, mori pjesë Lutjet e Mëngjesit në Uashington, e cila u organizua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kiracovski në Fb ka shkruar “Diplomatët, kongresmenë dhe përfaqësues të mbi 160 vendeve të botës së bashku premtuan bashkëpunim, miqësia dhe prosperiteti, dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet globale dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë moderne.”

Ai është takuar me disa kongresmenë, senatorë dhe diplomatë me ndikim. Midis tyre, Kiracovski u takua me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Suozi, të cilat diskutuan për perspektivat e Maqedonisë, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ai gjithashtu pati takime me diplomatë të huaj ku veçoi rëndësinë e procesit të reformave në Maqedoni për të ecur në rrugë të drejtë të zhvillimit të vendit dhe procesin e integrimit në BE dhe NATO.

“Parimet e përcaktuara të Unitetit, miqësisë dhe bashkëpunimit janë duke ecur përpara në procesin e integrimit dhe më tej na motivojnë për të vazhduar me procesin e reformave që siguron një jetë më të mirë për qytetarët. Ne jemi të bindur se politikat e duhura që ne zbatojmë kanë hapur derën për Maqedoninë dhe së shpejti do të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s “, tha Kiracovski

Kiracovski gjatë vizitës së tij në SHBA, u takua me kongresmenin Robert Aderholt Partinë Republikane dhe ka vizituar Ambasadën e Maqedonisë në Uashington ku zhvilloi takim me ambasadorin Vasko Naumovski.