I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht ndryshimet në kodin penal.

Në intervistë për radion Evropa e Lirë, Eskobar ka thënë se pos harmonizimit të ligjeve me kushtetutën, Maqedonia duhet të kujdeset që ligjet e miratuara të jenë në përputhje me standardet dhe pritjet evropiane.

“Do të them si fillim që korrupsioni është problemi më i madh për Ballkanin Perëndimor dhe unë mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë më shumë përfshirë Maqedoninë e Veriut. Kjo është një nga arsyet pse ne jemi vazhdimisht pro(asaj) që vendit t’i nisin reformat që kërkon Bashkimi Europian. Për sa i përket informa.cionit specifik për ndryshimet në Kodin Penal ajo që mund të them është se ka shumë nivele të kontrollit dhe balancave të shumëfishta përfshirë përmes Bashkimit Europian që do të kërkonin që Maqedonia e Veriut të sigurohet që ligjet e saj nuk janë vetëm në përputhje me Kushtetutën e saj por në përputhje me pritjet dhe standardet evropiane”, deklaroi Gabriel Eskobar, I dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. /Alsat.mk