Gjykata Themelore Penale sot vendosi shtyrjen e procesit gjyqësor për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, pasi dëshmitari i propozuar nga mbrojtja nuk është paraqitur sot në gjykatë.

Për shkak të mospranisë së dëshmitarit seanca u anulua dhe u shty për 24 tetor.

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer një prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro. dmth janë paguar 147,000 euro më shumë nga 795,000 e rënë dakord më parë. Procesi gjyqësor udhëhiqet nga gjyqtarja Fanka Janchuleva Mihailovska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Katerina Kolareviq