Thirrje për denim,qetësi dhe thirrje të policive për siguri për të gjithë ,reaguan  përfaqësuesit e lartë për politikën e jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn.

Me fjalët më të forta dënojnë sulmet zhvilluar mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup.Dhuna në Parlament është krejtësisht e papranueshme dhe ne bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje.Ministria e punëve të Brendshme dhe policia duhet të sigurojnë sigurinë në Parlament dhe të anëtarëve të saj.

Demokracia duhet të vazhdojë në rrugën e saj. Ne  pozitivisht  përshëndesim zgjedhjen e Talat Xhaferi, si kryetar i Parlamentit siç është raportuar.

Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë për të shkuar përpara,të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojë në frymën e parimeve demokratike,me përgjegjësi dhe mirësjellje , ka thënë Mogherini dhe Hahn.

Më në fund shtoi se Maqedonia është një vend kandidat për BE,dhe duhet të jetë  e gatshme të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme që  të ndihmojnë pranimin e vendit në BE./fol.mk