Deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi me anë të një statusi në fejsbuk ,   ju bën thirrje të gjithëve që, së paku, sonte t’i lëmë përplasjet partiake. Vetëm armikut i bëjmë shërbim ashtu.
Po ashtu u bën thirrje të gjithëve, bile pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e thirrjeve për mobilizim kundër protestuesve të dhunshëm të VMRO-DPMNE-së.

Ja edhe postimini plotë i Deputetit Ibrahimi:

“Të nderuar vëllezër shqiptarë, e shoh se kanë filluar përplasjet mes aktivistëve partiakë.
Kjo nuk është mirë. Ne, falë Zotit, arritëm të shpëtojmë për një fije. Ndryshe, ma merr mendja se çka do të na ndodhte. Lutem që edhe kolegët e tjerë deputetë, që e pësuan, të bëhen mirë inshaallah!
Sidoqoftë, unë u bëj thirrje të gjithëve që, së paku, sonte t’i lëmë përplasjet partiake. Vetëm armikut i bëjmë shërbim ashtu.
Po ashtu u bëj thirrje të gjithëve, bile pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike, që të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem pre e thirrjeve për mobilizim kundër protestuesve të dhunshëm të VMRO-DPMNE-së. Të tregojmë maturi, sepse pikërisht një konflikt ndëretnik është ajo që e duan këta huliganë.
Uroj që me kaq të përfundojë gjithçka dhe ky regjim përfundimisht të bie!”