Të dashur bashkëqytetarë,kudo që ndodheni,motra dhe vëllezër,
Mirëmbrëma të gjithëve!

Na kanë ngelur edhe pak orë për të lenë pas një vit nga i cili duhet të nxjerrim mësimet e duhura për tu përballur me guxim dhe maturi me sfidat dhe detyrat që na presin në vitin që po vjen.
Dibra nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme për përçarje dhe për inate politike.
Dibra ka nevojë për më shumë punë, për më shumë shpresë, për më shumë dialog,për më shumë respekt,për më shumë dashuri,miqësi dhe pozitivitet.

Në emrin tim dhe familjes time Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, gëzim,shëndet dhe paqë për të gjithë ju.
Një urim i veçante për ata bashkatdhetarë që për një arsye apo një tjetër nuk janë sonte pranë familjeve të tyre, nuk festojnë në oxhaqet e ngrohta familjare.

Sigurisht që i kam parasysh edhe të sëmurët në spitale, i kam parasysh të gjitha ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës: mjekët, infermierët, forcat e rendit,zjarrfikësat, rojet dhe punonëtorë të sektorëve të tjerë duke qenë se qyteti ka nevojë çdo çast për rend dhe shërbime.
Urimi im për një vit më të mirë dhe më të gëzueshëm shkon edhe për çdo familje që sot u mungojnë të afërmit e tyre, për jetimët, për të pamundurit,për të gjithë ato familje që sot ndodhen në vështirësi ekonomike dhe nuk i kanë mundësitë që do të donin.

Më lejoni t’ju uroj nga zemra të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019.
Qoftë një vit i mbarë i begatë dhe i shëndetshëm për ju, familjen tuaj, të afërmit tuaj e miqtë tuaj, një vit i mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet në familjet tona, në shoqërinë tonë, në Dibrën tonë!

Gëzuar!
z. Eugjen Cami – Ushtrues Detyre ,Kryetar Komune Dibër