Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, të enjten vjen në Republikën e Maqedonisë, në kohën kur në vend udhëhiqen biseda për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, nga zyra e Hanit konfirmuan se eurokomisari do të jetë në Shkup në datën 9-të të këtij muaji që të marrë pjesë në mbledhjen ministrore përkushtuar energjetikës në suaza të procesit “Gjashtë shtete perëndimore-ballkanike”.
“Në agjendën e komisarit Han është të vijë në Shkup të enjten. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen ministrore të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Energjetikës (ekonomi) në suaza të procesit të “Gjashtë vendeve perëndimore-ballkanike”. Ndërsa në margjinat e kësaj mbledhje, ai do të mbajë takime bilaterale me të gjitha palët e prekura në vend”, kumtuan nga kabineti i Hanit.
Arritja e Hanit në Maqedoni vjen në periudhën kur në vend udhëhiqen biseda për formimin e Qeverisë dhe nuk është përjashtuar njeriu i parë për zgjerim të BE-së të mundohen të ndihmojë në këtë pjesë.