Gratë në Maqedoninë e Veriut jetojnë më gjatë se burrat për 3.8 vjet, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Diferencë më të madhe të jetëgjatësisë mes burrave dhe grave në vendet e rajonit ka në Bullgari, ku jetëgjatësia e popullatës femërore është më e gjatë për shtatë vite.

Gratë në Serbi jetojnë më gjatë se burrat për pesë vite, në Greqi për 5.1, ndërsa në Turqi për 5.6 vite.

Diferencë më e madhe në jetëgjatësi mes grave dhe burrave në vendet e BE-së ka në Letoni 9.9 vite, në Lituani 9.8, në Estoni 8.8, në Poloni 7.9 dhe në Rumani 7.4 vite.

Diferencë më të ulët ka në Holandë 3.2 dhe në Suedi 3.3 vite.