Është evakuuar zemra e qytetit më të njohur evropian Paris, ku kandidati presidencial Emanuel Makron planifikon të festojë fitoren e pritur në zgjedhjet e sotme parlamentare në Francë. Këto masa të forta policore janë ndërmarrë nga frika e ndonjë sulmi terrorist.
Pastrimi i terrenit kryesisht është bërë rreth Luvrit. Ndërsa nëse fiton kandidatja e së djathtës Marin Le Pen atëherë fitorja do të festohet në malin e Vensenit në lindje të Parisit.