Policia dje ka ndërmarrë një aksion në periferi të Bogovinës, ku është kapur një i dyshuar për trafikim me drogë.

Policia që kishte dalur në terren për kontroll në rrugën Novo Sellë – Bogovinë, ka parë një makinë të parkuar të tipit “Mercedes”, shoferi i së cilës pasi që ka hetuar policinë, është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të vogël, por që më pas ka ikur me shpejtësi të madhe.

Pas kësaj policia ka ndjekur ate dhe pas ndalimit, dhe kontrollit të kryer ka gjetur lëndë narkotike. I ndaluari është 29 vjeçari nga Tetova. (INA)