Familjarët e grupit të Kumanovës nga Kosova, nuk kanë hequr dorë nga mbështetje e Zijadin Selës. Prandaj, shkrimin e djeshëm të publikuar nga disa portale në Maqedoni, që thirren në emrin e Florenc Hoxhës, e quajnë si të pavërtetë dhe shpekulim. Kështu thuhet në reagimin e familjarëve të Kumanovës, i cili sot mbërriti në postën elektroike të gazetës “Lajm” dhe Lajm.TV. “Asnjë pjestarë i familjarëve të Grupit të Kumanovës, nuk ka shfaqur publikisht reagim kundër Zijadin Selës, prandaj kur lexuam shkrimin e djeshëm kinse ne po heqim dorë nga mbështetja e Selës, u habitëm. Pikërisht për këtë e pamë të arsyeshme që nëpërmjet këtij reagimi t’i demantojmë spekulimet e djeshme dhe ta paraqesim realitetin se ne akoma e mbështesim Zijadin Selën dhe se shkrimet e tilla të inicuara nga Florenc Hoxha janë vetëm shpekulime”, thuhet ndër të tjera në reagimi e familjarëve të Grupit të Kumanovës, që mbërriti në adresën e gazetës “Lajm dhe Lajm.TV