Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të burgosurve thotë se i gëzohet lirimit të Ahmet Abdullahut, por sipas tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dëshmoi se ka mundësi veprimi në rastet që dëshiron ai dhe i shfrytëzon për fushatë parzgjedhore, por jo edhe për të burgosurit e tjerë shqiptarë

Familjarët e të burgosurve në rastin “Monstra” janë shprehur thellë të irrituar nga veprimi i fundit i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili sipas një postimi në Facebook nga aktivistë të kësaj partie, thuhet se vozitësi ii kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Amet Bejtullahu, është liruar nga burgu me intervenim të Ali Ahmetit. Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të burgosurve thotë se i gëzohet lirimit të Ahmet Abdullahut, por sipas tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dëshmoi se ka mundësi veprimi në rastet që dëshiron ai dhe i shfrytëzon për fushatë parzgjedhore, por jo edhe për të burgosurit e tjerë shqiptarë.
“Atë që e lexuam nëpër portale e pamë se zotëri Amet Bejtullahu është liruar me intervenimin e kryetarit të BDI-së. Më vjen mirë qëështë liru dhe plotësisht jam i mendimit se ai është i pafajshëm edhe mirëështë bërë që është liruar. Të gjithë e kanë kuptuar këtë lajm dhe e kanë mirëpritur dhe janë të gëzuar, natyrisht gëzimi u takon asaj familje, por këta tanët janë të irrituar përse te ne nuk pat dikush që do të kërkojë drejtësi institucionale përmes të zgjedhurve tanë”, ka deklaruar për TV SHENJA, Bedri Ajdari.

Bedri Ajdari thotë se ata janë të revoltuar edhe nga thirrja e fundit e kreut të BDI-së që të harrohet e kaluara dhe të shikohet përpara përderisa burgjet janë të mbushura me shqiptarë. Ajdari thotë se shpresat e vetme i ka tek Zoti dhe popullata shqiptare në Maqedoni të cilët i ftoi që të mos mbështesin në zgjedhjet e ardhshme politikat e BDI-së që shkojnë në dëm të shqiptarëve. Çdo votë për Ahmetin, thotë Bedri Hajdari është dënim për familjen e tyre.
“Deklarata e  Ahmetit i cili thotë se ta lëmë të kaluarën prapa dhe të shkojmë përpara. Polotësisht do të kishte të drejtë sikur ta kishte familjen prapa edhe ai atje nëpër burgje, nëpër varreza. Ato që do të vejnë gisht për ta votuar BDI-në, ta dijnë se ata janë duke i dënuar familjen tonë, familjet e shqiptarëve të tjerë që janë nëpër burgje, por edhe ato që janë vrarë në Kumanovë dhe gjithkah që është bërë pas konfliktit të 2001-shit. Le ta dijnë shqiptarët se kënd e votojnë edhe politikën dhe platformën e kujt”, ka shtuar më tej ai.
Përndryshe, mbrëmë faqja e BDI-së nga Bogovina, ka postuar një fotografi të Amet Abdullahut, shoferi i kryetares së Komunës së Tetovës, i cili u arrestua në qendër të Tetovës para disa javësh për vuajtjen e dënimit me burg prej 10 viteve, në të cilën shkruan se është liruar nga burgu i Idrizovës me ndihmën e Ali Ahmetit.