Nga kushti i Alternativës për rastet e “montuara” që ishte pjesë e nëntë pikave për hyrje në Qeveri kanë ngelur të kënaqur familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, të cilët e përshëndesin këtë vendim të Gashit duke apeluar që kjo të respektohet dhe zbatohet, transmeton TetovaSot.

“Unë e kam përshëndetur këtë iniciativë dhe më pëlqeu. Zotri Afrim Gashi deklaroi se një ndër pikat në bisedime ka qenë edhe shqyrtimi i rasteve të montuara, siç është rasti Monstra, Almiri, Alfa dhe lagjja e Trimave, duke hulumtu në dokumentet zyrtare të qeveris, atje pashë nuk i cek rastet në fjalë , por thotë të gjitha rastet e mëdha, kush I quajti raste të mëdha e të montuara?, kwto dalin sipas dokumenteve zyrtare edhe sipas raportit të ‘Pribes’, se këto vërtetë janë raste politike, policore dhe gjyqsore të montuara”, ka deklaruar Bedi Ajdari.