Tetovë – “Kom qenë 6 ditë rend. Spitali nuk kishte asnjë kusht tmjaftueshëm nuk kishte kushte të mjaftueshëm për t`u fik zjarri, nuk kishte infermierë. kom qenë i vetmi njeri, njeri normal jam, kom qenë infermierë i babës dhe i vllaut. Kur ndodhi rasti tragjik që u hap zjarri, unë ndodhesha mbrenda, menjëherë fillova të futem ta nxjerr vëllaun, por tymi i zi shumë keq, edhe mnxorri jashtë edhe mua. Kërkuam boca për t`a fik zjarrin, nuk kishte asnjë gjë aty, as sistem kundër zjarrit, asgjë.
Ato ishin thjeshtë do baraka të plastikës, edhe me stiropol që i ndihmon zjarrit, me u hap krejt. Krejt pacientët që ishin aty, i pash me sytë e mi ulërimat, që përpiqeshin, nuk kam argument për këtë shtet, si jetohet ktu, kushett minimale të jetës nuk i ka asnjë njeri.
Zjarri erdhë nga dhoma tre, u hap flaka tre, pastaj e përhapi në dhommën 2 dhe dhomën 1, nuk kishim mundësi me bërë asgjë, kesh t`u ngel edhe vetëm aty.
Me sytë e mi i kom pa krejt. Edhe ato që thunë se ka patur sisteme kundër zjarrit, janë krejt rrena. Prej dhimbjes nuk di as çka me thanë më..”, është shprehur Emshi Ibi nga fshati Siniçan./TetovaExpres