Ky është Nejazi Imeri, po mbledh ato që mbetën nga djegëia e shtëpisë. Para disa ditëve, pak para mesnatës një zjarr i madh kaploi shtëpinë e familjes Imeri. Në tre dhomat e shtëpisë ishin 7 anëtarët e familjes por për fat të mire nuk i kishte zënë gjumi dhe shpëtuan të gjithë anëtarët pa lëndime. Por tani kanë mbetur 7 anëtarët e familjes pa shtëpi. I zoti i shtëpisë thotë se mundi që e kishte ndërtuar me vite të tëra, zjarri ia mori për një natë.

“Ju e patë edhe vet dëmin që ishte, dhe për tu rregulluar me ba rregullim veç kushton 6-7 10 mijë euro, unë nuk mund ta bëj. Ku ti gjej 10 mijë euro, a unë e kam 10 mijë denarë pensionin. Si ta merr mendja a mund të bëhet me këto para, a duhet të blejsh ushqim a të paguash komunalet a të ndërtosh shtëpi. Shkoi mundi im, 70 vjeçar edhe kjo më gjet mua, çka me bë”, shprehet Nejazi Imeri.

I zoti i shtëpisë Nejaziu kërkon ndihmë nga shteti nga qytetarët që ta ndihmojnë se nuk ka ku të shkojë me 7 anëtarët e familjes. “Këtu s’jetohet por edhe tesha nuk kam, ja këto rroba nuk janë të miat. Këtu po qëndrojmë kemi dy dhoma lart jemi 7 persona po çka me ba”, thotë më tej Nejaziu.

Kjo familje jeton në Çair të Shkupit. Nejaziu dhe familja e tij kërkojnë nga personat human që të ndihmojnë dhe ta rregullojnë shtëpinë meqenëse nuk kanë opsion tjetër për të qëndruar. Ndërsa të gjitha gjërat që ishin në shëpi i mori flaka dhe nuk ka mbetur asgjë nga shtëpia e vjetër. Të ardhura kjo familje ka vetëm 10 mijë denarët pension të Nejaziut.

Nr familjes 071 210 376