Dy ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ai i Shoqërisë Informatike dhe Administrative, Azir Aliu, si dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë bërë të ditur nuk do të dorëhiqen, njofton SHENJA.

“Ne nuk do të dorëzojmë dorëheqje, e para për shkak se kemi punuar me transparencë dhe e dyta partia jonë nuk mund të kërkojë shkarkimin tonë sepse nuk ka bazë mbi çka mund të kërkojë këtë, sepse rezultatet flasin vet. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e sotme të Qeverisë, kishim një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët. deklaroi Aliu.