Prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme për rastin “Dhunë në Qendër” ka kërkuar
shpjegim nga i akuzuari Aleksandar Trajkovski se cili ka qenë qëllimi i vizitës së tij në
Budapest ku është fotografuar bashkë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.
Në këtë Trajkovski ka thënë se ka qenë në Hungari në kontroll specialistik për sinuset dhe
organet e frymëmarrjes.
Ai ka thënë se ka qenë në mjekim në “Duna medikal” dhe gazetarëve u ka treguar
dokumente dhe llogari nga pagesa e kontrolleve. Nuk e ka komentuar takimin me
Gruevskin.
“Të isha një hap prapa, nuk do të dihej se jam në Hungari”, ka thënë Trajkovski.