Në pjesën e tretë të intervistës, për tre gratë më të fuqishme në Maqedonisë, gjegjësisht tri prokuroret e PSP-së, Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, është folur për jetën e tyre në përgjithësi, përcjell Fol.

Fatime Fetai, e cila me paraqitjet e saj mori shumë lëvdata, ajo gjatë intervistës ka ndarë disa momente interesante për opinionin, si për shembull muzika e saj e preferuar, jeta bashkëshortore dhe jetën familjare.

Ajo në lidhje me rolin në PSP, ka thënë se, këtë luftë në PSP e bën edhe për fëmijët e saj.

”Këtë që e bëj, në këtë betejë që jam futur, e bëj edhe për fëmijët e mi”.

Fetai thotë se lufton që fëmijët e saj të kenë mundësi në këtë vend, nëse ndodh e kundërta, fëmijët e saj do të detyrohen në një të nesërme të marrin rrugët e Zvicrës apo vendeve evropiane. /Fol/