Deputetët e BDI-së dhe PDSH-së nxorën në shesh të zezat e tyre. Rafiz Haliti dhe Bekim Fazliu akuzuan njëri tjetrin se nuk i kanë shërbyer sa duhet VMRO-DPMNE-së.

Në emsionin Click të Televizionit 21, Haliti i BDI-së tha: “Ne kemi kontestuar zgjedhjet e Presidentit të shtetit, BDI tha se nuk nxjer kandidat për President, ndërsa Menduh Thaçi 5 ditë pas asaj vendosi të nxjere kandidat, edhe pse vet tha që për PDSH-në zgjedhjet Presidenciale s’kanë asnjë rëndësi përshkak se kandidati shqiptar s’ka shansa të fitoje. Ju kështu na keni ulë pazarin neve, se qëndronit pas dyerve”, ka thënë Msusi.

Ndërsa Fazliu i PDSH-së tha: “BDI-ja është totalisht e dorëzuar dhe s’është në gjendje të bëjë asgjë për shqiptarët. Të gjitha ligjet e VMRO-së i ka votuar. I kanë 20 deputet dhe i janë dorëzuar tërësisht VMRO-së.

Mbajtja e këtillë e debateve në Click plus, si duket ka ndikuar në uljen e shikueshmërisë së këtij emisionit, sepse në një emision debatojnë pozita me pozitën, ndërsa në tjetrin opozita jashtëparlamentare me vetveten. 2 apo 3 analistë që përfshihen në këto debate janë të pamjaftueshme përshkak se s’kanë bashkëbisedues.

© fol.mk