Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, është takuar sot në Tetovë, pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
“Në këtë mbledhje të Kuvendit qendror do të diskutohet, debatohet për raport analizën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, për të njëjtin do të ketë debat dhe në fund do të miratohen konkluza. Pika tjetër e rëndësishme që do të diskutohet në mbledhjen e sotme të kuvendit qendror të PDSH, është edhe caktimi i datës për mbajtjen e jashtëzakonshme të kongresit të partisë ku do të zgjidhet edhe kryetari i Partisë”, ka deklaruar Bekim Fazliu, PDSH.