Ish Ministri i MPB-së dhe njëherit profesori universitar, Lubomir Fërçkovski vlerson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se “baba” i Gjykatës Kushtetuese është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas tij për këtë vendim ka vendosur Nikolla Gruevski dhe askush tjetër, pasi ai është nikoqir i kësaj Gjykate dhe ka vendosur që në moment të fundit të heqë dorë nga zgjedhjet e 5 qershorit.

“Zot i Gjykatës Kushtetuese është Nikolla Gruevski, kjo u dëshmua sot kur të gjithë gjykatësit njëzëri vendosën që të shpallin si kundër kushtetues vendimin për vetshpërbërjen e fundit të Parlamentit. Me këtë Gruevski përfundimisht tregoi qartë se nuk guxon të shkon në zgjedhjet e 5 qershorit”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Lubomir Fërçkovski.

Ndryshe, para një ore Gjykata Kushtetuese njëzëri pranoi iniciativën e BDI-së dhe shpërbërjen e fundit të Parlamentit e shpalli si kundërkushtetues dhe ndërpreu të gjitha aktivitet parazgjedhore që kanë të bëjn me zgjedhjet e 5 qershorit.