Fero tashmë nuk është më një reper, pasi doli nga burgu për sulm fizik ndaj ish gruas së tij Arbenitës, ai tha se po lë muzikën për t’iu përkushtuar fesë myslimane.
>Nga ajo ditë, ai ka bërë postime të ndryshme pasi llogarinë e tij në Instagram nuk e ka mbyllur.
Sot, ish-reperi tha se ka lënë të gjitha për hir të Allahut dhe nëse është nevoja edhe do vdes.

’Mua s’më intereson dynjaja (bota)’, ka shkruar nder te tjera ai në Instagram së fundmi.

Ndryshe, Fero u nda nga Arbenita me të cilën ka një vajzë dhe ditë më parë i kërkoi falje publike përmes një emisioni vendor.