Qyteti i Shkupit një ditë pas festës së Vitit të Ri kthehet në normalitet. Me këtë kthehet edhe kaosi nëpër rrugët e Shkupit. Prej sot kanë filluar punë të gjitha institucionet, dyqanet dhe qendrat tregtare. Megjithatë këta të fundit nuk janë të kënaqur me shitjen e artikujve të tyre. Qytetarët thonë se  nuk kanë mjete për gjërat elementare dhe se kjo situatë nga viti në vit sa vjen e përkeqësohet.

Lëvizja ka por njerëzit tash më nuk kanë edhe të holla për të blerë, kanë dëshire të blejnë por s’kanë të holla” .

Ka qytetarë që dalin blejë të thuash se ka shumë jo, por megjithatë atë ka lëvizje , çmimet janë normale si kanë qenë”.

Punët janë si dobët as sot edhe as para vitit të ri nuk ka lëvizje- thonë disa shitës. 

Ndërsa rreth 270 mijë nxënës të shollave fillore dhe të mesme nga dita e sotme janë në pushim dimëror. Mësimin në gjysmë-vjetorin e dytë do të filloj më 22 janar. Pushimin dimëror po e shfrytëzojnë dhe studentët të cilët më 23 janar u kthehen studimeve përmes ligjëratave dhe provimeve. /Alsat M/