Një person është arrestuar pasi ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia e Kosovës njofton se gjatë intervenimit në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë ka konfiskuar një armë AK 47.

“Një mashkull shqiptar është arrestuar për arsye se i njëjti ka shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK 47”.

Edhe pse policia këtë rast e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti i tij ka kaluar në procedurë të rregullt.