Prokurorja Speciale Publike, Fatime Fetai, pas përfundimit të seancës kryesore në rastin ”Shuplaka”, tha se ishte i kënaqur me rezultatin e seancës, pasi që më në fund kishte filluar diskutimi kryesor, përcjell Fol.

“Është pozitive që shkojmë deri te provat. Në gjykimin e ardhshëm do të përfshihet marrja në pyetje. Sjellja e avokatëve mbrojtës, e cila i zvarrit procedurat, e vlerëson gjykata. Gruevski akuzohet për një vepër penale të dhunës për të cilën parashihet një dënim prej tre muaj deri në pesë vjet”, tha Fetai.

Ajo shtoi se aktakuza është shumë qartë dhe në hollësi shkruan për çka akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Seanca e ardhshme është planifikuar për më 18 dhjetor. /Fol/