Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se me revizionin i cili do të zbatohet vetëm në mënyrë ligjore, do të përfshihen të gjitha librat në të cilat janë vlerësuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajte diskriminuese dhe gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. “Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve, por i fakteve të pavërteta. Disa gjëra që kanë ndodhur, as unë, as cilido tjetër nuk mund t’i fshijë nga historia”, potencoi ministrja, përcjell Fol.

Në pyetjen nëse MPJ-ja ka kërkuar nga MASH-i formim të komisionit të përbashkët me Greqinë për revizion eventual të librave, Deskoska përmendi se në mandatin e saj kjo nuk ka ndodhur. “Paraprakisht, nëse ka pasur diçka të tillë, nuk e di”, tha Deskoska. Në lidhje me sistemin e Kembrixhit, ministrja kumtoi se nuk mund të thotë nëse ai do të hidhet poshtë nga klasa e parë.

“Nga analizat e grupit të punës të cilat tani më janë gati dhe do të prezantohen të hënën, do të shihet nëse librat sipas Kembrixhit, janë në pajtim me planet mësimore. Nëse ka pajtueshmëri, do të mundet në mënyrë të barabartë të konkurrojnë me librat e tjera, e nëse jo, do të dështojnë”, tha Deskoska. Në pyetjen nëse do të zvogëlohet numri i nxënësve në paralelet, ministrja informoi se në pajtim me ndryshimet ligjore nuk do të limitohet numri i fëmijëve por do të tentohet që numri i nxënësve në paralelet të jetë maksimum 24.

Duke paralajmëruar rritje të bllokut-dotacione në komuna, ministrja tha se do të ketë punësime të reja në kuadrin e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Sipas saj, borxhi që është depozituar për 10 vjet nuk mund të kthehet për një vit, por MASH-i do të bëjë përpjekje për të shtyrë pagesën. Në pyetje të gazetarëve nëse MASH ndërmerr diçka rreth gjoja mungesë së librave në lëndën e shoqërisë dhe të gjuhës angleze në klasën e parë, Deskoska u përgjigj se nuk ka një informacion të tillë dhe se ndoshta bëhet fjalë për raste individuale.

“Në disa shkolla locuam drejtorë të cilët nuk kanë dorëzuar porosi adekuate për librat. Diku mungojnë libra të cilat nuk janë përkthyer deri më tani. Unë nuk mund në periudhën nga marrja e detyrës të shkruaj libër dhe ta përkthej në gjuhë të komuniteteve etnike”, theksoi Deskoska në konferencën për shtyp në të cilën e elaboroi Propozim-buxhetin për arsim në vitin 2018. /Fol/