Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai së fundmi është bërë pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave, edhe atë ‘Me zemër për çdonjërën’. Fetai gjatë fjalimit të saj ka thënë se askush nuk guxon të vë dorë ndaj gruas, pavarësisht se dikush është mashkull dhe ka forcë, nuk ka të drejtë të përdorë dhunë, shkruan Fol.

”Ne si shoqëri, nëse nuk bëjmë asgjë, bëhemi bashkëpunëtorë në dhunën kundër grave. Goditja ndaj një është një goditje për të gjithë shoqërinë. Një goditje në secilën prej tyre është një goditje për secilin prej nesh”, ka thënë Fetai.

Ajo madje ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave. /Fol/