8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, merr kamionin e ri të specializuar për larjen e rrugëve:...

Feti Abazi, merr kamionin e ri të specializuar për larjen e rrugëve: Do na ndihmojë edhe në dimër, për hudhjen e kripës dhe pastrimin e borës

“Për herë të parë, Komuna e Bogovinës do të kryejë larjen e rrugëve me mjet të specializuar!”, ka njoftuar në FB, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Tutje, ai ka shtuar se ky kamion do u ndihmojë qytetarëve dhe ndërrmarje publike Komunale, edhe për hudhjen e kripës dhe pastrimin e deborës, gjatë stinës së dimrit.

“Sot pranuam në dorëzim kamionin e ri për larjen, pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, i cili nga java e ardhshme do të vihet në shërbim të NPK “Sharri”.

Kamioni është i pajisur me një rezervuar me kapacitet prej 14.000 litrave, si dhe me pajisje shtesë për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e borës gjatë sezonit të dimrit.

Ky është një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm pastërtinë dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në komunën tonë, duke rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët gjatë gjithë vitit.

Vazhdojmë të investojmë në pajisje moderne dhe shërbime më cilësore për Komunën e Bogovinës”, ka mbaruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments