8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoni18 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve, shumica vozitnin pa patentë

18 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve, shumica vozitnin pa patentë

Oficerë policie gjatë 24 orëve të fundit privuan nga liria 18 shoferë në të gjithë territorin e shtetit për shkak të drejtimit të papërgjegjshëm të automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, 17 shoferë drejtonin automjete pa patentë shoferi. Pesë u kapën në Shkup, tre në Prilep, ndërsa nga një në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgelia, Veles, Negotinë dhe në zonën e Tetovës, përcjell Pa Censurë.

Mes të arrestuarve është edhe një shofer nga fshati Dulica, komuna e Makedonska Kamenicës, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident trafiku me dëme materiale.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Ministria përsëri apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin e patentës, nëse u është vendosur ndalesë për drejtim ose kur janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments