Gazetari Blendi Fevziu, tregon detaje nga aventurat e tij gjatë udhëtimeve. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, me moderatoren Rudina Dembacaj, Fevziu ka thënë se gjatë një udhëtimi në Algjeri, ka provuar një çaj i cili kishte yndyrë të tepërt.

“Frika vjen kur ti nuk e njeh gjënë. Unë isha para pak ditësh në Algjeri, u futa në Kazban, një prej zonave që e quajnë të frikshme të qytetit dhe në jug, në fillimin e Saharasë që e quajnë jo dashamirëse me të huajt. Aty ishin njerëz shumë miqësorë, më ftuan të pi çaj me 1 gisht yndyrë por punë e madhe, unë e ktheva. Ata u kënaqën aq shumë sa nuk më linin të ikja, më pyesnin nga je, por nuk e qëllonin dot Shqipërinë. Midis Italisë e Greqisë i them sepse nuk orientohen dot.”-ka thënë Fevziu.