Ka vazhduar seria e gafeve të politikanëve të Maqedonisë, edhe atë duke u bërë pjesë e emisionit thumbues ‘Fiks Fare’ që emetohet në Top Channel të Shqipërisë. Kësaj radhe në shënjestër të gallatës është deputeti i Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani, gjegjësisht personi që pretendon të merr pozitën e kryetarit të kësaj lëvizje me klanin e Shkupit, shkruan Fol.

Nexhbedin Kahremani, gjatë një konference për shtyp, me siguri gabim pa dashje, apo gabim teknik, krejt fare në fund të konferencës, duke falenderuar të pranishmit, në vend se të thotë ‘Shpresoj tash e tutje të shihemi gjithnjë…’, por në video dëgjohet se ka thënë ‘Shpresoj tash e tuje të ç… gjithnjë’, duke aluduar gjithnjë sipas opinionit në diçka tjetër, duke u shoqëruar në rrjetet sociale me tallje e të qeshura. Sigurisht doktori nuk e ka pasur këtë qëllim dhe me siguri pjesa e fjalimit të tij është nxjerrë nga konteksti, por ‘Fiks Fare…’ nuk ia ka falë këtë ‘gabim’.

Në këtë video, është ironizuar edhe fotografia e Ali Ahmetit, ku në një vizitë në Kosovë, në zyrën e një mikut të tij shihet një makinë që numëron para, gjë të cilën opinioni zakonisht e sheh nëpër banka dhe këmbimore dhe jo në zyra të thjeshta.

Për më shumë ndiqeni videon nga minuta 03:19. /Fol/