Tenori i talentuar Agim Hushi, me anë të një statusi në Facebook ka qartësuar të gjitha zërat që qarkullojnë ditët e fundit se nuk bëhet fjalë për Filarmoninë e Vjenës, por për një ansambël të përbërë nga pesë muzikantë, pjesë e së cilës do të jetë edhe violinistiShkëlzen Doli.

Hushi nuk ka kursyer kritikat, duke nënvizuar se sqarimin e bën për ti thënë politikës që të mos bëj show me Shkëlzen Dolin.
“Te dashur miq qe me keni shkruar ne inbox dhe me kini kerkuar t’ju ndihmoj per bileta per koncertin e mikut tim, violinistit Shkelzen DOLI.

Ju sqaroj se pari se menyra se si po reklamohet ky koncert per arsye te ndryshme, perfshire ato partiake, nuk eshte as e vertet, as profesionale.

Per kete nuk mund te gjykohet miku im i mire dhe violinisti i mrekullueshemShkelzen Doli.

NUK PO VJEN FILARMONIA E VIENES NJE DIT PAS KONCERTIT TRADICIONAL TE FAMSHEM NE VIENE, ME 1 JANAR, POR NJE ANSAMBEL ME 5 VETE NGA VIENA, ME INSTRUMENTISTE ME ORIGJINE NGA VENDE BALLKANIKE, PJESE E TE CILIT ESHTE DHE SHKELZENI.

Kete njoftim e bej per te sqaruar miqte e mi ketu ne Tirane dhe per ti thene poltikes mos beje shown e radhes me Shkelzen Dolin, talenti i te cilit ia vlen te degjohet edhe i vetem ne skene, dhe qe do te mbushte sallen edhe pa ndihmen e partise”, ka shkruar ai në rrjetin social, duke e shoqëruar me dy foto. /albeu.com/