Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një konference për shtyp konfirmoi sot janë regjistrua 6 raste të reja me coronaviurs në vendin tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në 48 persona.

“Në Shtip për herë të parë është regjistruar një fëmijë 4-vjeçare i infektuar me coronavirus i cili ishte kthyer nga Anglia.

Në Dibër janë regjistruar tre raste të reja, ndërsa në Shkup është regjistruar një rast me coronaviurs.
Edhe një grua është regjistruar me coronaviurs nga Gostivari e cila ishte kthyer nga Zvicra”, deklaroi Filipçe.

Për momentin po testohet edhe 35 persona për coronavirus.

Ministri informoi se të gjithë personat e infektuar me coronavirus janë në gjendje të mirë shëndetësore.