Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se “të gjithë qytetarët, kompanitë, institucionet, maksimalisht dhe seriozisht duhet t’i respektojë udhëzimet dhe rekomandimet”.

“Coronavirusi nuk është shaka. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është që secili prej neve, pa përjashtime, të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Të gjithë informacionet janë të qasshme, të gjitha masat janë të qarta. Masat po bëhen më rigoroze nga dita në ditë dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur shëndetin publik”, thotë Filipçe.

Për ta bërë këtë, Filipçe thotë se institucionet nuk mund ta bëjnë të vetëm dhe se është e nevojshme përkrahja dhe bashkëpunimi me qytetarët.

“Qëndroni në shtëpi. Mos u mblidhni, mos u gruponi. Të gjithë ata të cilët mund të punojnë nga shtëpia ta bëjnë këtë. Keni kujdes dhe mbroni më të moshuarit, të sëmurë kronikë dhe personat e rrezikuar, ata janë në rrezik më të madh”, thotë Filipçe.